Tokio 2020

IOC-ja ka zvogëluar rrezikun për aq sa ishte e mundur

Zëdhënësi i Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Mark Adams, në konferencën e mbajtur të martën në Tokio, ka theksuar se organizata ka ulur rrezikun e koronavirusit për aq sa ishte e mundur.

Lojërat Olimpik “Tokio 2020”, që u shtynë për një vit shkaku i pandemisë së koronavirusit, do të fillojnë të premten dhe do të mbyllen më 8 gusht.

Adams ka theksuar se do të ketë pasoja nëse nuk respektohen protokollet e vendit gjatë organizimit të Lojërave Olimpike.

“A ka rrezik zero? Asnjëherë nuk mund të ketë rrezik zero, por ne e kemi zvogëluar për aq sa mendojmë se është e munguar nga ana njerëzore”, ka thënë Adams.

Japonia është duke u përballur me rritje të rasteve të koronavirusit, ndërsa nga disa banorë të Japonisë është kërkuar anulimi i Lojërave Olimpike.