Tokio 2020

Zëdhënësi i KOK-ut: Osmani do të jetë në Tokio, Kurti ka anuluar udhëtimin

Zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës, Kushtrim Krasniqi, ka konfirmuar se në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me delegacion do të shkojë presidentja Vjosa Osmani. Për kryeministrin Albin Kurti, Krasniqi tha në Sportin Total të KTV-së se kishte konfirmuar pjesëmarrjen, por në momentet e fundit ishte tërhequr.

“Kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen por në momentet e fundit është tërhequr, kjo për shkak të takimeve që ka me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq”, ka thënë ai.

Në delegacion me KOK-un nga institucionet do të shkojë presidentja Osmani me një këshilltare dhe zv.ministrja e Kulturës, Daulina Osmani.