TEMPUS

Miftaraj: Opinioni i Venecias i hap rrugë vettingut me ndryshime ligjore

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) tha se opinioni i Venecias i hap rrugë vettingut me ndryshime ligjore.

“Opinioni i Komisionit të Venecias pastaj i hapë rrugë një vettingu tjetër i cili duhej pastaj ta bëhet me ndryshime ligjore, do të thotë por jo me amandamente kushtetuese nga këta persona të cilët do të thotë nesër kalojnë procesin e vettingut nga Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial, Kryetarët apo Kryeprokurorët në nivel të Kosovës”, tha Miftaraj në “Tempus” të KTV-së.

Miftaraj tha se ky mekanizëm sipas Komisionit të Venecias, nëse do të kalonte këtë vetting, do të ishte një mundësi e mirë që personat që tanimë kanë kaluar këtë filtër, që kanë integritet, kanë profesionalizëm, do të mund të ushtronin së paku kompetencat, përgjegjësitë që ua japin edhe lidhjet aktuale në fuqi.

“Qoftë përmes vlerësimit të performancës, qoftë përmes masave disiplinore apo ndonjë vlerësimi më të thellë, do të thotë të integritetit, apo edhe në aspektin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve”, shtoi ai.

Në fund, Miftaraj tha se opinioni i Komisionit të Venecias e bën po ashtu dallimin që procesi i vettingut në njëfarë mënyre nuk mund të shfrytëzohet si mekanizëm për pastrimin e sistemit në qoftë se sistemi i drejtësisë është joefikas.