Tech

Shfaqet Moto i ri misterioz, mund të jetë një tjetër Android Go i Motorolas

Descriptive Text

Së fundmi, janë certifikuar disa telefona të rinj të kompanisë Motorola, duke përfshirë modelet XT1920-15, XT1920-18 dhe XT1920-19, nga Bluetooth SIG dhe Wi-Fi Alliance.

Mes këtyre modeleve, vetëm XT1920-16 është miratuar nga Komisioni i Komunikimit Euroaziatik (EEC- Euroasian Communications Commission), transmeton Koha.net. Duket se ky telefon misterioz po i afrohet ngadalë lansimit dhe po ashtu është miratuar edhe nga FCC.

Detajet nga FCC zbulojnë se fjala është për një pajisje nga segmenti i ulët, i cili mund të jetë një tjetër telefon Android Go.

Sa i përket specifikave, ky telefon i ri misterioz mund të vijë me 1 GB RAM memorie dhe 16 GB memorie të brendshme dhe me bateri prej 2,000 ose 2,100 mAh. Po ashtu, telefoni i ri do të ofrojë mbështetje për Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth si dhe për Cat.10 LTE.

Gjithashtu, Moto i ri misterioz pritet të vijë me dimensione prej 147,88 x 71,22 mm si dhe me ekran 5.2-inç dhe raport prej 16:9.