Tech

Tre telefonat Nokia Android arrijnë në maj, 3310 i ri në prill

Më herët është raportuar se HMD Global planifikon që tre telefonat e rinj – Nokia 3, 5, 6 dhe Nokia 3310, t’i lansojë në 120 vende të botës këtë verë.

Modeli i parë që do të dalë në treg është Nokia 3310, i cili pritet të arrijë në fund të këtij muaji, ndërsa tre telefona të tjerë Android do të dalin në shitje në muajin maj, transmeton Koha.net.

Nokia 3 do të arrijë në fillim të majit, Nokia 5 ka mesi i majit, si dhe Nokia 6 globalisht do të arrijë në fund të majit.

HMD Global ka deklaruar se dëshiron që të gjitha telefonat t’i lansojë në të njëjtën kohë në një numër të madh të tregjeve.