BlackBerry drejt falimentimit

BlackBerry drejt falimentimit

19 shkurt 2017 11:14

Gjiganti kanadez i telefonave smartfonë, BlackBerry, është drejt falimentimit, ku pjesa e tregut që zë është gati zero.

Këtë tendencë, e cila prej kohësh ishte vënë re, e konfirmuan të dhënat e kompanisë së analizave “Gartner” mbi shitjet botërore të smartfonëve.

Në tremujorin e fundit të vitit 2016 aparaturat e pajisura me sistemet operative të kompanisë kanadeze ishin pak më shumë se 200 mijë në një total prej 431 milionë të tregtuar gjithsej.

Në fakt viti 2009 ishte kulmi i popullaritetit, ku BlackBerry kishte arritur të zinte 20 për qind të tregut, një smartfon në pesë ishte Blackberry.

Pavarësisht këtyre të dhënave shumë negative kompania duket se nuk dorëzohet dhe do të jetë e pranishme me smartfonë të rinj në Mobile World Congress në Barcelonë në fund të muajit shkurt, transmeton kp.

Sipas të dhënave të “Gartner” pjesën më të madhe të tregut të sistemeve operative e zë “Android” i Googlet me një kuotë të tregut në nivelin 81,7 për qind, i ndjekur nga “iOS” i Applet që arrin 18 për qind.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme