Së shpejti tabletë me ekrane elastike

Së shpejti tabletë me ekrane elastike

19 shkurt 2017 10:30

Së shpejti do të arrijnë tabletë mjaft të hollë me ekrane elastike që mund të tërhiqen për të kaluar nga përmasa e vogël në përmasa të mëdha.

E gjithë kjo mund të bëhet e mundur falë një teknike të re printimi me një kosto të ulët, që prodhon qarqe të integruara elastike duke përdorur një printer të përbashkët me ngjyrë. Janë inxhinierët e Michigan State University, në SHBA, që kanë përshkruar këtë risi në Acs Nano.

“Mund ti bëjmë kostot e prodhimit të elektronikës fleksibile njësoj me ato të shtypjes së gazetave. Puna jonë mund të çojë në ekrane të printuara që mund të tërhiqen lehtësisht për të rritur përmasat, njësoj si pajisjet elektronike që vishen dhe aplikacione të reja për robotët e butë”, thotë koordinatori i studios, Chuan Vvang.

Sekreti i kësaj teknologjie të re është në përbërjen e veçantë të ngjyrës së përdorur për printim. Kjo ngjyrë ka përbërës të ndryshëm organik, nanomateriale që shpërbëhen në solucion, transmeton tch. Futen në një ngjyrë të zakonshme printimi dhe realizojnë tre komponentë thelbësorë: materiali elastik, qarku, dhe OLED, dioda organike me emision drite.

Studiuesit kërkojnë të kombinojnë qarkun dhe OLED-in në një piksel të vetëm, një rezultat i nevojshëm për komercializimin e teknologjisë së re, që mund të kërkojë një apo dy vite punë.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme