Tech

Konfirmohen specifikat e HTC U12+

Specifikat zyrtare dhe fotografitë të HTC U12+ janë shfaqur javën e kaluar, falë Evan Blassit. Por, sot vetë kompania aksidentalisht ka konfirmuar informacionet të i ka postuar Roland Quandt.

Smartfoni i ardhshëm i kompanisë tajvaneze, do të vijë me raport të ekranit prej 18:9 pa prerje dhe rezolucion WQHD+, si dhe me çmim prej rreth 780 euro, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, ekrani i U12+ do të jetë 6-inç Super LCD6, procesor Snapdragon 845 dhe baterinë prej 3,500 mAh.

HTC U12+, po ashtu, do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë prej 12 + 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë.

Ky smartfoni i ri i avancuar pritet të lansohet nesër.