Tech

Samsung Galaxy S8 Lite do të vijë si Galaxy S Light Luxury

Tashmë e dimë që Samsung Galaxy S8 Lite është duke ardhur. Në fakt, disa fotografitë janë publikuar më herët gjatë këtij muaji, ndërsa tani raportohet se ky smartfon do të zbulohet sot.

Në vend të Galaxy S8 Lite, smartfoni i ri i Samsung do të quhet Galaxy S Light Luxury, transmeton Koha.net. Ky informacion vjen nga ftesa zyrtare e kompanisë për prezantimin e smartfonit të ri.

Image

Pra, Samsung Galaxy S Light Luxury do të zyrtarizohet sot në Kinë. Tani për tani, nuk ka informacione se kur do të jetë në dispozicion edhe në tregjet tjera kyçe të botës.

Sa i përket specifikave, ndërsa asgjë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, spekulimet deri më tani kanë zbuluar se Galaxy S Light Luxury mund të vijë me procesor Snapdragon 660 SoC, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, baterinë prej 3,000 mAh, si dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 8.0 Oreo.