Tech

Fillojnë para-porositë për Samsung Galaxy S8 në Europë

Descriptive Text

Smartfoni më i ri i gjigantit të teknologjisë, Samsung Galaxy S8, tani është në dispozicion për para-porositje në Europë nga shitësit e dorës së tretë.

Sidomos, ata në Gjermani dhe Itali tani mund të bëjnë para-porositë e tyre në Amazon, transmeton Koha.net. Detajet rreth çmimit dhe disponueshmërisë për këtë dy tregje dallojnë.

Amazon në Gjermani e ka listuar këtë smartfon me çmim prej 799 euro, ndërsa dërgesat e para do t’i fillojnë nga 20 prilli.

Ndërkaq, Amazon në Itali e ka listuar Galaxyn S8 me çmim prej 829 euro dhe dërgesat atje do të fillojnë nga 28 prilli.