Tech

Lansohet Nokia X6

HMD Global ka prezantuar zyrtarisht telefonin Nokia X6, modelin e parë nga seria e freskuar X.

Telefoni është lansuar në Kinë sikurse edhe ishte pritur. Nokia X6 është model nga segmenti i mesëm.

Nokia X6 ka ekran 5.8 inç FHD+ (1080 x 2280p) dhe xham Corning Gorilla Glass 3. Ky është telefoni i parë Nokia me prerje në krye të ekranit, në të cilin janë vendosur kamera e pasme 16MP f/2.0 dhe funksionin për hapje me ndihmën e fytyrës, transmeton KP.

Pajisja ka procesor Snapdragon 636, 4GB RAM dhe 32GB/64GB hapësirë për ruajtje, përkatësisht 6GB RAM dhe 64GB hapësirë për ruajtje.

Bateria e telefonit ka kapacitet 3060mAh dhe mbushet përmes konektorit USB-C.

Sistemi operativ në telefon është Android 8.1 Oreo, me mundësi të përditësimit në Android P. Nokia X6 do të dalë në treg në Kinë më 21 maj dhe do të jetë në variantet e kaltër, e zezë dhe e argjendtë. Konfirmimi i pranisë jashtë Kinës pritet të bëhet në të ardhmen.