Tech

Sa është jetëgjatësia e baterisë së LG G7 ThinQ

G7 ThinQ është smartfoni më i fundit dhe më i fuqishëm i kompanisë së njohur LG dhe në vijim do t’ju paraqesim një aspekt të veçantë të këtij telefoni duke zbuluar detajet e – jetëgjatësisë së baterisë së tij.

LG G7 ThinQ ka baterinë me kapacitet prej 3,000 mAh, pak e vogël për një telefon të avancuar Android me madhësi mesatare, kështu që të gjithë mund të pyesin sa është jetëgjatësia e baterisë, transmeton Koha.net. Duhet theksuar se LG përdor teknologjinë tjetër për ekrane për dallim nga shumica e prodhuesve të tjerë të telefonave: ajo përdor një nën-pikselë në pikselët standard të kuqe, gjelbër dhe të kaltër në ekran – në mënyrë që ta ndihmojë atë të ketë ndriçim më të mirë dhe kjo po ashtu ndihmon në efiçencën e baterisë.

Për ta kuptuar këtë, Phone Arena ka testuar jetëgjatësinë e baterisë së LG G7 ThinQ.

Sipas testimit të Phone Arenas, jetëgjatësia e baterisë së G7 ThinQ ishte 7 orë e 20 minuta, gjë që i bie nën mesataren e një telefoni të avancuar të 2018-ës. Jo shumë, por përsëri nën mesataren. Rezultatet mund t’i shikoni në grafikun.

Image

Një tjetër aspekt i rëndësishëm i përvojës së baterisë është kohëzgjatja e karikimit të telefonit.

Fatmirësisht, LG G7 ThinQ ofron mbështetje për karikim të shpejtë dhe sipas testimit të Phone Arenas, rezultoi se ky smartfon nga 0 deri në 100 % karikohet për 1 orë dhe 42 minuta. Kjo e radhitë G7-shin si njërin nga telefonat që karikohen më shpejtë.

Vlen të përmendet se LG G7 ThinQ, po ashtu, ofron mbështetje edhe për karikim pa tela (Wireless) me standardin Qi, që nënkupton se mund të përdorni karikuesit wireless të ndryshëm për të karikuar këtë smartfon. Grafika e radhës nuk paraqet rezultatet e karikimit me wireless.

Image