Tech

Microsofti me version të ri të Samsung Galaxy S8 dhe S8 Plus

Microsofti ka njoftuar se do të ofrojë disa versione të reja të Galaxy S8 dhe S8 Plus, të cilët nuk do të operojnë me sistemin operativ Windows 10.

Kompania amerikane ka vazhduar partneritetin me Samsungun për t’i ndihmuar bizneseve me aplikacione produktive dhe softuer. Shitja e versioneve të Microsoftit do të fillojë më 21 prill në Amerikë.

Këto versione të Galaxy S8 dhe S8 Plus do të kenë aplikacionet e Microsoftit siç janë: Office, OneDrive, Cortana dhe Outlook.