Tech

Facebook së shpejti me kriptovalutë

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është duke bërë lëvizjet të mëdha në botën e kriptovalutave, ai është duke punuar në kriptovalutën e vet.

Kjo kriptovalutë do të fuqizonte pagesat në Facebook.

Facebook do të përdorë “tokenin digjital” të saj për bërë blerje apo shitje brenda rrjetit social, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, thuhet se Facebook është duke shikuar “mënyra tjera” për ta shfrytëzuar këtë kriptovalutë.