Tech

Detaje të reja të Nokia X

Telefoni më i ri i Nokias pritet të lansohet me emrin Nokia X6 dhe së fundmi janë publikuar disa detaje të pajisjes më të re të kësaj kompanie.

Nokia X pritet të ketë procesor octa-core 1.8GHz Qualcomm Snapdragon 636.

RAM memoria e këtij telefoni do të ketë tri opsione: 3 GB, 4 GB dhe 6 GB, me memorie të brendshme 32 ose 64 GB.

Ekrani i pajisjes është 5.8-inç FHD me rezolucion 2280x1080 pixels.

Telefoni raportohet se do të ketë kamerë të dyfishtë, njëra prej tyre do të jetë 16 megapixel. E ngjashme do të jetë edhe kamera ballore për selfie.

Nokia X pritet të zyrtarizohet më 16 maj dhe do të kushtojë 250 dollarë.