Tech

Sharp Aquos R2 vjen me teknologji të fundit dhe kamerë të veçantë

Telefonat e kompanisë Sharp gjithmonë kanë qenë pak të “çuditshëm” dhe i sapo zbuluari Aquos R2 nuk përjashtohet. Kompania sapo ka zbuluar gjeneratën e dytë të serisë Aquos R me specifika të teknologjisë së fundit dhe një veçori interesante – kamerë të dedikuar për xhirimin e videove.

Aquos R2 vjen me ekran 6-inç IGZO IPS me rezolucion WHQD+ (1,440 x 3,040 pikselë) e raport prej 19:9, procesor Snapdragon 845, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD deri në 400 GB, transmeton Koha.net. Po ashtu, smartfoni i ri punon me baterinë prej 3,130 mAh dhe sistemin operativ të bazuar në Android 8.0 Oreo.

Sa i përket kamerës, Sharp Aquos R2 vjen me kamerën e përparme standarde prej 16.3 megapikselë dhe kamerën kryesore të dyfishtë – njëra 16.3 megapikselë e dedikuar për xhirimin e videove dhe tjetra standarde prej 22.6 megapikselë. Por kamera e dedikuar vetëm për xhirimin e videove vjen me disa veçori të veçanta – mund të xhirojë në një diagonale prej 135 shkallë dhe në rezolucion 4K. Po ashtu, gjatë xhirimit mund të bëni edhe fotografi - përmes AI Live Shutter.

Gjithashtu, Sharp Aquos R2 është rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit dhe vjen me veçoritë Dolby Vision dhe Dolby Atmos për një eksperiencë më të pasur multimediale.