Tech

Oppo lanson versionin e rifreskuar të A83

Descriptive Text

Kompania e njohur kineze, Oppo, ka lansuar smarfonin e ri A83 të rifreskuar i cili quhet A83 2018.

Pakistani do të jetë tregu i debutimit për këtë smartfon të ri i cili vjen me një përditësim të vogël në harduer për dallim nga paraardhësi i tij.

Oppo A83 2018 vjen me ekran 5.7-inç IPS me rezolucion prej 720 x 1,440 pikselë, procesor MediaTek Helio P23 me tetë bërthama Cortex-A53 dhe grafikën Mali-G71 MP2, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,180 mAh, si dhe me kamerën kryesore prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, transmeton Koha.net.

Sa i përket çmimit, A83 2018 kushton rreth 258 dollarë, ndërsa versionit standard me 3 GB RAM memorie i është zbritur çmimi nga 224 në 173 dollarë.