Tech

Bie shitja e telefonave, Samsung ende në krye

Descriptive Text

Për herë të parë, që nga viti 2013, porositë tremujore të telefonave në Kinë ishte më pak se 100 milionë pajisje.

Kjo është një nga arsyet që dërgesat e telefonave në nivel global ka rënie prej 2.9 për qind në tremujorin e parë.

Në total, 334.3 milionë telefona janë porositur nga janari deri në mars, nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, kur u porositën 344.4 milionë telefona.

Samsung mbetet në krye të listës me gjithsej 78.2 milionë telefona të shitur, por ra 2.4 për qind krahasuar me vitin e kaluar, transmeton KosovaPress.

Apple renditet i dyti me 52.2 milionë telefona të porositur, që paraqet një rritje prej 2.8%. Gjithashtu, kompania nga Kupertino arriti një rritje të tregut prej 16.6 për qind. Në vendin e tretë renditet kompania kineze Huawei, me 39.3 milionë telefona të shitur dhe pjesëmarrje në treg prej 11.8 për qind.