Tech

Pas “Cambridge Analytica”, Zuckerberg mbledh programuesit

Descriptive Text

Mark Zuckerberg po shfrytëzon konferencën vjetore F8, të organizuar nga Facebook për të rifituar besimin e humbur në komunitetin e programuesve dhe përdoruesve të rrjetit të tij social.

Mijëra programues nga e gjithë bota mblidhen dhe eksplorojnë mundësitë që ofron Facebook për ta. Por, ndryshe nga herët e tjera, konferenca e këtij viti mbërrin pas skandalit të Cambridge Analytica dhe marrjes të të dhënave personale të përdoruesve të rrjetit më të madh në botë, pa siguruar më parë miratimin prej tyre.

Kjo duket se ka vënë kundër themeluesit të rrjetit më të madh social në botë edhe programuesit, të paktën disa prej tyre, transmeton tch.

“Ti e shkatërrove këtë platformë! Ky është fillimi i fundit të Facebookut”, komenton një programues në forumin e hapur enkas për konferencën F8.

Megjithatë, për shumë analistë, konferenca vjetore e organizuar nga Mark Zuckerberg me mbi 5 mijë pjesëmarrës është një mundësi e artë që ai ka për të korrigjuar gabimet e shkuara dhe të rifitojë besimin e humbur.