Tech

Tani mund të dërgoni fotografi 360-shkallësh dhe videot HD në Facebook Messenger

Facebook ka mundësuar dërgimin e fotove 360-shkallëshe në Messenger, si për iOS ashtu edhe për Android.

Më parë nuk ka qenë e mundur që të dërgoje në Messenger foto të tilla, ndërsa tashmë mund të bëni një panoramë me kamerën e celularit tuaj dhe ta shpërndani me miqtë pa problem, pasi panorama do të kthehet automatikisht në një foto 360-shkallëshe.

Përditësimi më i ri i Facebookut ju lejon edhe që të dërgoni videot me rezolucion HD që i keni bërë vetë ose që iu dalin në murin e rrjetit social, transmeton tch.

Twitter dhe Instagram ende nuk lejojnë dërgimin e fotove 360-shkallëshe.