Huawei P10 vjen me tri ngjyra

Huawei P10 vjen me tri ngjyra

18 shkurt 2017 12:01

Huawei P10 është njëri prej telefonave kryesor që pritet të lansohet në Kongresin Botëror të Telefonave që do të mbahet këtë muaj.

Analisti i teknologjisë Evan Blass ka njoftuar se Huawei P10 do të lansohet me tri opsione të ngjyrave: Të kaltër, ari dhe të gjelbër.

Ky telefon pritet të ketë procesorin Kirin 965 me 6 gigabajt RAM dhe 128 GB memorie të brendshme ose 8 gigabajt RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Ekrani i telefonit do të jetë 5.5-inç dhe ka dy kamera kryesore. Skaneri për njohjen e gishtërinjve do të jetë në ballinën e këtij telefoni.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme