Tech

Apple propozon seri të re të emotikoneve për personat me aftësi të kufizuara

Descriptive Text

Kompania e njohur Apple ka propozuar 13 emotikone të reja të qasshme në Konzorciumin “Unicode”. Këto emotikone do të përpiqen të mbulojnë një sërë aftësish të veçanta për të përfaqësuar më mirë personat me aftësi të kufizuara, diçka që emotikonet aktuale nuk mund ta bëjnë.

Në këtë listë të re të emotikoneve përfshihen gjërat e tilla si qeni udhëzues, personi me shkop, pajisja për dëgjim, shenja e të shurdhërve, personi në karrocë me mekanizëm, personi me karrocë manuale, krahu dhe këmba mekanike dhe protetike, etj, transmeton Koha.net. Këto emotikone do të jenë në dispozicion si gjininë mashkullore ashtu edhe në atë femërore, si dhe në të gjitha opsionet e racave njerëzore, ngjashëm sikurse me emotikonet ekzistuese.

Image
Ilustruar nga Emojipedia, bazuar në dizajnet aktuale të Applet

“Apple kërkon shtimin e emotikoneve për të përfaqësuar më mirë individët me aftësi të kufizuara. Aktualisht, emotikonet ofrojnë një gamë të gjerë opsionesh por ndoshta nuk mund të përfaqësojë përvojat e atyre [individëve] e aftësi të kufizuara”, thuhet në një deklaratë të kompanisë, shkruan GSM Arena.

Këto emotikonet e reja aktualisht janë vetëm një propozim dhe pritet të miratohen nga Komiteti Teknik i “Unicodet” për t’u shtuar në grupin e Unicodet. Pas kësaj, ato mund të fillojnë të dalin në platformat softuerike, që do të thotë se jemi një ose dy vjet larg për t’i parë këto emotikonet në telefonat apo uebfaqet.