Tech

Apple mund të sjellë iPhone të palosshëm në 2020-ën

Apple mund të sjellë në 2020-ën një iPhone që paloset, sipas analistit të Bankës së Amerikës, Merrill Lynch, që citon disa furnizues të kompanisë si burim.

Analistët, shkruan CNET, thonë se ky iPhone hapet dhe bëhet si një iPad.

Dizajni mund të jetë si i ZTE Axon M, i vitit 2017, një pajisje me ekran të dyfishtë që kthehet në një ekran të madh, transmeton tch. Kjo formë bën të mundur kryerjen e disa funksioneve, pasqyrimin e përmbajtjes nga një ekran në tjetrin dhe zgjerimin e aplikacioneve në një shfaqje të plotë.

CNET thotë se telefonat që palosen janë mjaft të rëndësishëm në inovacionin e smartfonëve. Të kesh mundësinë të rikonfigurosh ekranin dhe telefonin në mënyra të shumta u jep mundësi prodhuesve të tyre të eksperimentojnë harduerët dhe sensorët e rinj.

Si një prej dy prodhuesve më të mëdhenj në botë, interesi i Applet në këtë risi mund të ndihmojë në vlerësimin dhe popullarizimin e konceptit, duke mos e lënë thjesht kureshtje, por një produkt serioz tregu.