Telefonat e ardhshëm të Samsungut, Galaxy S8 dhe S8+, do të përmbajnë një sensor të Sonyt në kamerën 12-megapikselë.
Dyshja e linjës Galaxy do të shfaqë për herë të parë sensorin IMX330, njësi që nuk është paraqitur asnjëherë as te telefonat e Sonyt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërpos kësaj risie, kompania do të sjellë edhe veçorinë për hapje të shpejtë të kamerës edhe pse telefoni është i mbyllur, duke klikuar shpejtë dy herë në butonin kryesor të telefonave.
Detajet tjera të kamerës së telefonave të rinj akoma nuk janë zbuluar, por pritet të konfirmohen më 29 mars kur të lansohen zyrtarisht.