Tech

Xperia Touch, ekrani mund të jetë kudo

Xperia Touch është një pajisje e kompanisë së njohur Sony, që kushton 1,500 euro, dhe është teknologjie e mrekullueshme për shtëpinë tuaj.

Funksionon pak a shumë si një smartfon, dhe ka një projektor, i cili shërben për të kthyer në ekran çdo sipërfaqe në një ekran me prekje.

Kjo do të thotë se mund të ndërveprosh me tavolinën tënde, me kuzhinën, me muret, të lozësh lojëra, të shohësh harta apo thjesht të lundrosh në internet.

Kjo pasi ajo mbështetet në funksionin multi-touch, dhe duket si një stil i magjisë së teknologjisë, transmeton tch. Ata që luajnë do të jenë të lumtur ta përdorin edhe me PlayStation 4 dhe kontrolluesit DualShock si një ekran portabël.

Projektori është i aftë të hedhë një imazh deri në 2 metra, por funksionalitetin e TouchScreen vetëm deri në 60 cm.

Ashtu si telefonat Xperia të Sony, dhe Xperia Touch përdor sistemin operativ të Google, Android, duke u dhënë qasje miliona aplikacioneve të vlefshme në Google Play Store.