Tech

Zbulohen çmimet e Huawei P20 dhe P20 Pro për Evropë

Kompania e njohur kineze, Huawei, më 27 mars do të prezantojë serinë e saj të re të smartfonëve – P20, ndërsa specifikat dhe fotografitë e tyre janë duke u publikuar pak nga pak.

Informacioni më i ri zbulon çmimin dhe konfigurimet e memorieve të Huawei P20 dhe P20 Pro për tregjet e Evropës Perëndimore, transmeton Koha.net.

Huawei P20, sipas informacionit më të ri, do të kushtojë 679 euro ndërsa versioni Pro 899 euro.

Image

Huawei P20 për Eurozonë do të jetë në dispozicion me 4 GB RAM memorie dhe 128 GB memorie të brendshme. P20 Pro është thënë se do të arrijë me të njëjtin konfigurim të memorieve, por RAM memoria do të jetë 6 GB. Roland Quandt thotë se regjionet tjera do të kenë në dispozicion versionet tjera, por Evropa do të ketë vetëm këto dy versione për blerje zyrtare.

Së bashku me informacionin, ka arritur edhe një fotografi e cila krahason madhësinë e të dy pajisjeve. P20 do të ketë ekran 5.8-inç, ndërsa P20 Pro 6.1-inç e jo 6.01 siç është raportuar më herët.