Tech

Sa është kostoja e prodhimit të një Galaxy S9+

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka lansuar smartfonët e rinj Galaxy S9 dhe S9+ në fund të muajit shkurt.

TechInsights ka analizuar se sa kushton prodhimi i versionit Plus.

Pas analizave, rezultoi se Galaxy S9+ kushton 379 dollarë, 10 dollarë më shumë se Galaxy Note8, transmeton Koha.net. Kjo i bie që S9+ të jetë smartfoni më i shtrenjtë për prodhim i Samsungut.

Image

Analiza krahason Galaxy S9+ (version global), Galaxy Note8, Galaxy S8+, iPhone 8 Plus dhe iPhone X. Nga të gjitha këta telefona, vetëm ai i avancuar i Applet është më i shtrenjtë për tu prodhuar me kosto totale prej 389.5 dollarë, 10 dollarë më shumë sesa pajisja e re e Samsungut.

Çmimi prej 379 dollarë është vetëm për koston e prodhimit. Kjo nënkupton se nuk përfshinë shpenzimet tjera si ato për hulumtim dhe zhvillim, marketing, shpërndarje dhe taksat.