Tech

Qualcomm: Të gjithë smartfonët do të mbështesin teknologjinë Quick Charge 4.0/4.0+

Descriptive Text

Secili procesor i lansuar nga kompania e njohur Qualcomm vjen me teknologjinë Quick Charge, teknologjia për karikim të shpejtë të baterisë.

Kjo teknologji ka evoluar përgjatë viteve, kështu që smartfonët më të fundit të pajisur me procesorët më të rinj të Qualcommit duhet të ofrojnë mbështetje për Quick Charge 4.0/4.0+, raporton Phone Arena.

Për ta lehtësuar për konsumatorët të cilët dëshirojnë teknologjinë më të fundit Quick Charge në smartfonat e tyre, Qualcomm ka publikuar listën e të gjitha pajisjeve kompatibile me Quick Charge 4.0/4.0+, transmeton Koha.net. Nëse prisni që kjo listë të përmbajë së paku disa pajisje, do të zhgënjeheni tërësisht.

Në listë gjendet vetëm një pajisje për të cilën Qualcomm konfirmon se është kompatibile tërësisht me teknologjinë e saj Quick Charge 4.0/4.0+. Ajo pajisje është Razer Phone, i vetmi smartfon që ofron mbështetje për teknologjinë më të fundit të Qualcommit për karikim të shpejtë të baterisë.

Natyrisht, më shumë pajisje mund t’i shtohen listës deri në fund të vitit, të tilla si LG G7, i cili supozohet se do të ofrojë mbështetje për Quick Charge 4.0. Po ashtu, ZTE Nubia Z17 duket se është neglizhuar nga Qualcomm dhe për ndonjë arsye nuk është përfshirë në listë, edhe pse ofron mbështetje për teknologjinë e re për Quick Charge.