Tech

Facebook Lite tani edhe në SHBA, Britani, Gjermani...

Aplikacioni Facebook Lite për Android ka arritur më shumë se 200 milionë përdorues që nga lansimi i tij në 2015-ën.

Ai është krijuar për të ofruar informata edhe në pajisje të dobëta e të përdorë lidhje të internetit shumë më pak për vendet në zhvillim, ashtu sikurse Messenger Lite, transmeton koha.net.

Por tani Facebook Lite është duke u ofruar edhe në vendet e zhvilluara.

Që nga sot, Facebook Lite do të mund të shkarkohet për pajisjet me Android në Play Store në SHBA, Britani, Kanada, Australi, Francë, Gjermani, Irlandë e Zelandë të re.

“Ne kemi parë se edhe në disa tregje të zhvilluara njerëzit mund të kenë lidhje të dobët të internetit, kështu që ne duam të sigurohemi që çdo kush të ketë mundësi ta përdorë aplikacionin nëse e dëshiron”, kanë thënë nga Facebook për Reuters.