Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Ulefone prezanton smartfonin e ri me bateri të fuqishme

Kompania kineze e njohur e smartfonave ka prezantuar telefonin e saj më të ri të quajtur Ulefone Power 2.

Nga emri mund të kuptojmë se veçoria kryesore e këtij smartfoni të ri është kapaciteti i madh i baterisë i cili është prej 6050 mAh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjithashtu, edhe paraardhësi i smartfonit të ri, Ulefone Power, ishte dhe ende është model i popullarizuar dhe për këtë arsye kjo kompani ka lansuar pasaardhësin e tij Power 2, transmeton Koha.net. Sipas informatave të tanishme, bateria e Power 2 është ndërtuar nga Sony me teknologjinë më të fundit, li-polimer.

Ulefone Power 2 me baterinë që ka mund të punojë përafërsisht deri në 4 ditë. Po ashtu, smartfoni i ri ofron mbështetje për veçorinë 9V/2A PE2.0 – veçori për karikim të shpejtë të baterisë, e cila baterinë mund ta karikojë për vetëm 2 orë.

Power 2 vjen me trup nga metali, procesor MTK6750T me tetë bërthama, 4 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 16 megapikselë, si dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G.

Para-shitjet për Ulefone Power 2 pritet të fillojnë nga 29 marsi, ndërsa ende nuk dihet se a do të jetë në dispozicion ky smartfoni i ri për shitje edhe ne tregjet tjera përveç Kinës.