Rrjeti LTE më i pasigurti për biseda e SMS

Rrjeti LTE më i pasigurti për biseda e SMS

05 mars 2018 18:57

Ekspertët e sigurisë kanë gjetur dobësi të sigurisë në protokollet LTE, të cila sulmuesve iu mundësojnë të kryejnë dhjetëra sulme serioze.

Kjo prefshin edhe spiunimin e telefonatave dhe SMS-ve, përcjelljen e lokacionit, largimin e pajisjes nga rrjeti, madje edhe alarmimet e rrema urgjente.

Ekipi i studiuesve zbuloi se këto nuk janë vetëm sulme në teori, pasi është testuar edhe sulmi përmes kartelës SIM në katër operatorë në SHBA, transmeton Ksp.

Veglat për hakimin e LTE mund të krijohen për 1.300 dollarë dhe sulmuesi mund të fitojë qasje në rrjet përmes një numri të madh resursesh, përmes të cilave bën eksploatimin.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme