Arrijnë në Gjermani Galaxy S9 dhe A8 në edicion Enterprise

Arrijnë në Gjermani Galaxy S9 dhe A8 në edicion Enterprise

03 mars 2018 21:50

Modelet Galaxy S9 dhe Galaxy A8 të Samsungut në edicion Enterprise kanë arritur në Gjermani.

Samsung Galaxy S9 do të jetë në dispozicion nga muaji prill, ndërsa Galaxy A8 tashmë ka dalë në shitje.

Sa i përket çmimit, Galaxy S9 do të shitet me çmim prej 849 euro, ndërsa A8 shitet me çmim prej 499 euro, transmeton Koha.net. Vlen të përmendet se të dy këta smartfona të rinj ofrojnë mbështetje për dy SIM kartela.

Image

Për ata që nuk e dinë, pajisjet e Samsungut në edicion Enterprise vijnë me veçoritë e tilla si Knox Configure dhe Enterprise Firmware Over-the-Air (E-FOTA).

Galaxy A8 Enterprise Edition do të marrë përditësime për siguri çdo muaj për tre vjet, ndërsa versioni S9 çdo tremujor për katër vjet. Të dy pajisjet vijnë me garanci të prodhuesit prej dy vjetësh.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme