Tech

Alcatel lanson edhe një telefon të ri të avancuar me çmim të lirë

Descriptive Text

Kompania e njohur Alcatel ka lansuar një seri pajisjesh të reja, duke përfshirë 4 telefona të rinj dhe dy tabletë.

Në kuadër të kësaj, kjo kompania ka lansuar edhe një telefon të ri të avancuar të quajtur Alcatel 5, transmeton Koha.net. Ai është pjesë e serisë TCL.

Lexoni edhe: 

Alcatel prezanton serinë e re të telefonave

Alcatel 5 vjen me ekran 5.7-inç IPS HD+ me rezolucion prej 1440 x 720 pikselë dhe raport të ekranit prej 18:9, dimensionet prej 152.3 x 71.1 x 8.4 mm dhe peshon 144 gramë. Po ashtu, në dispozicion do të jetë me ngjyrë metalike të zezë ose ari.

Image

Gjithashtu, Alcatel 5 vjen me procesor MediaTek MT6750, 2 ose 3 GB RAM memorie dhe 16 ose 32 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, kamerën kryesore prej 12 megapikselë e cila mund të interpelohet deri në 16 MP, me blicin e dyfishtë LED si dhe me atë të përparme prej 5 megapikselë e po ashtu me blic.

Ndër specifikat tjera, telefoni i ri i avancuar, 5, përfshinë dy Nano-SIM kartela si dhe ofron mbështetje për lidhjen Cat.4 LTE, Bluetooth 4.2, GPS me GLONASS, Wi-Fi dhe FM radio, raporton GSM Arena. Po ashtu, vjen edhe me skanerin për gishtërinj të pozicionuar në pjesën e pasme te telefonit, baterinë prej 3,000 mAh, veçorinë Face Key si dhe do të punojë me sistemin operativ Android Nougat.

Image

TCL premton se Alcatel 5 do të jetë në dispozicion për shitje menjëherë në disa tregje të caktuara. Ai do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë metalike dhe ari metalike me çmim prej 230 euro.