Tech

Pse nuk duhet të marrim kurrë telefonin në tualet

Telefoni i mençur është bërë pjesë e pandashme e jetës dhe mund ta marrim me vete kudo që shkojmë, madje edhe në tualet.

Sipas specialistes së higjienës, Dr. Lisa Ackerly ky veprim është shumë i dëmshëm. Kur marrim telefonat me vete në tualet, në sipërfaqen e tij mund të ngjiten baktere si salmonela, E.Coli dhe C.Difficile, të cilat i shndërrojnë telefonat në një pajisje shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, transmeton kp.

Telefoni është një burim i madh mikrobesh dhe bakteresh të rrezikshme, duke qenë se është shumë i ekspozuar ndaj faktorëve të jashtëm.

Këto baktere ruhen në telefonin tuaj, duke kaluar më pas me anë të prekjes në organizëm përmes qelizave. Sipas specialistes së higjienës, ju mund të prekeni nga shumë infeksione, sëmundje virale.