Instagrami i bindet censurës ruse

Instagrami i bindet censurës ruse

16 shkurt 2018 10:04

Instagrami bllokoi disa postime në Rusi që pasqyronin akuza për korrupsion të shprehura nga lideri më i njohur i opozitës në vend.

Vendimi i Instagramit pasoi kërkesën e censurës së internetit të Rusisë, e cila i kërkoi kësaj media sociale, që zotërohet nga Facebook, që të kufizojë aksesin në postimet që kanë lidhje me akuza të bëra nga Aleksei Navalni. Ky i fundit nuk lejohet që të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale në Rusi dhe mediat sociale i përdor si një mënyrë kryesore komunikimi, pasi televizionet ruse zakonisht ngurrojnë ta pasqyrojën aktivitetin e tij.

Në një postim në Twitter, Navalni akuzoi Instagramin se iu dorëzua një kërkese ilegale të censurës dhe se krerëve të kompanisë duhet t’i vijë turp për këtë. Një zëdhënës i Facebook tha se kompania pranoi kërkesën e autoriteteve ruse sepse e gjykoi të arsyeshme.

Duket se biznesi ka prioritet për Instagramin dhe rrjedhimisht Facebookun, pasi Rusia është një nga tregjet më të mëdha të këtyre platformave. Sidoqoftë, për të bërë dallimin, vendimi i Instagramit është plotësisht në kontrast me atë të Youtube. Shërbimi video i Google mori kërkesë nga regullatori rus i komunikimeve Roskomnadzor që të heqë një video të publikuar nga Navalni që denonconte korrupsionin, por Youtube injoroi plotësisht kërkesën.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme