Tech

Londra fajëson Moskën për sulmin global kibernetik ”NotPetya”

Londër, 15 shkurt – Britania e Madhe akuzoi sot Moskën si përgjegjëse të sulmit kibernetik ”NotPetya” në korrikun e 2017, që nisi nga Ukraina dhe Rusia përpara se të përhapej në të gjithë botën duke cenuar disa mijëra kompjuterë.

“Qeveria britanike beson se qeveria ruse, më konkretisht ushtria ruse është përgjegjëse e sulmit shkatërrues kibernetik ‘NotPetya’ të qershorit 2017’’, deklaroi sekretari i Shtetit për Punët e Jashtme, Tariq Ahmad në një deklaratë.

Sulmi kishte si objektiv shkatërrimin ose bllokimin e të dhënave të kompjuterit (ransomware) ku u përfshinë mijëra në mbarë botën.

Në mesin e bizneseve të përfshira renditen kompania ruse e naftës “Rosneft’’, grupi danez i transportit detar ‘’Maersk’’, laboratori farmaceutik amerikan ”Merck”, kompania e specializuar franceze e materialeve të ndërtimit ”Saint-Gobain” apo sipërmarrja publicitare britanike WPP.