Tech

BE-ja, thirrje për Facebook, Twitter dhe Google: Bëni më shumë për përdoruesit

Bashkimi Europian u ka bërë thirrje Facebook-ut, Twitter-it dhe Google-it që të bëjnë më shumë për t’iu përmbajtur ligjeve të BE-së, duke thënë se propozimet e gjigantëve të teknologjisë ishin të pamjaftueshme.

BE-ja thotë se këto tre kompani kanë rregulluar pjesërisht shqetësimet mbi mënyrën se si përdoruesit e tyre informohen mbi heqjen e përmbajtjeve të tyre ose përfundimin e kontratave, transmeton tch.

Autoritetet e bllokut, të cilët kërkuan ndryshime vitin e kaluar, kanë fuqinë për të vënë gjoba nëse kompanitë nuk plotësojnë detyrimet e reja.