Tech

Shfaqen specifikat e Xiaomi Mi 7, konfirmohet 8GB RAM

Kompania e njohur kineze, Xiaomi, në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka thënë se Mi 7 do të arrijë në MWC 2018 (Kongresin Botëror të Celularëve) me procesor Snapdragon 845, por sipas disa raportimeve, kompania është duke e shtyrë lansimin dhe është duke e sjellë Mi Mix 2s në vend të Mi 7.

Një fotografi e publikuar në internet, tregon që Mi 7 do të debutojë në muajin prill me 8 GB RAM memorie dhe bateri prej 4,480 mAh, transmeton Koha.net.

Ndër specifikat tjera që janë zbuluar nga kjo fotografi, përfshihet edhe procesori Snapdragon 845, kamera e dyfishtë (16 + 16 megapikselë), ekrani 5.6-inç me rezolucion FullHD+, si dhe me 128 GB memorie të brendshme.

Gjithashtu, në bazë të kësaj fotografie shihet se Xiaomi Mi 7 do të vijë me ndërfaqen e përdoruesit në version MIUI 8.1.30x, që nënkupton se ndërtimi është nga 30 janari 2018, jo një version i vjetër.

Image