Google paditet për shitjen e smartfonave Pixel me defekt

Google paditet për shitjen e smartfonave Pixel me defekt

08 shkurt 2018 09:58

Google është duke u përballur me një padi, me të cilën akuzohet se ka shitur smartfonat Pixel edhe pse kishin problem me mikrofon që nga fillimi, dhe ishte në dijeni për këtë.

Ata akuzohen se kanë shitur smartfonat me defekt, edhe pse këtë e kanë ditur, e edhe mbas riparimit të problemit, sipas padisë, smartfonët Pixel kishin prapë të njëjtin problem, transmeton koha.net.

Google është paditur nga kompania Girard Gibbs LLP, që është e njëjta firmë që ka paditur ata për ekranin e smartfonit Pixel 2.

Google ende nuk është deklaruar për këtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme