Google hyn në tregun e lojërave

Google hyn në tregun e lojërave

07 shkurt 2018 21:08

Sipas një raportimi të ri, Google është duke hyrë në tregun e lojërave.

Burimet e “The Information”, kanë thënë se gjiganti teknologjik po punon në një shërbim transmetuesi të lojërave, që do të quhet “Yeti”.

Shërbimi do të vijë bashkë me një konzolë, por do të funksionojë edhe me “Chromecast”.

Google do të transmetojë ndeshjet përmes internetit, në vend se të pyesë përdoruesit që t’i shkarkojnë ato.

Në raportim theksohet se Google tani është në bisedime me zhvilluesit e video-lojërave, por për momentin akoma nuk dihet në çfarë niveli kanë arritur bisedimet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme