Vetura e Teslas sot niset për Mars

Vetura e Teslas sot niset për Mars

06 shkurt 2018 14:31

Themeluesi i kompanisë Tesla, Elon Musk, është përfshirë në shumë projekte gjigante duke filluar nga krijimi i linjave të furnizimit të veturave me energji elektrike, tek treni hyperloop që pritet të arrijë shpejtësinë marramendëse prej 1.000 km/orë, por së fundmi ai është përfshirë në një tjetër projekt gjigant.

Miliarderi është themeluesi edhe i një kompanie private raketash SpaceX, e duket se ka ndërmend të përdorë teknologjinë e kësaj të fundit për të hedhur në hapësirë një veturë Tesla për të përshkruar hapësirën në një udhëtim ndoshta miliona vjeçar, nëse më parë nuk shpërthen, transmeton tch.

Image

Një video-projeksion në 3D e publikuar nga Musk në Instagram tregon se si raketa, do të niset nga Florida në testin e saj të parë këtë të martë dhe pasi të ndahet nga baza e saj do të vijojë në hapësirë për t’u hapur e për të lëshuar më pas edhe veturën Tesla.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme