Tech

Së shpejti mund të lansohet smartfoni i ri misterioz i Sonyt

Descriptive Text

Kompania e njohur Sony më vonë gjatë këtij muaji do të mbajë një konferencë për shtyp në MWC 2018, ku pritet të lansojë modelin Xperia XZ Pro. Por, ndoshta ky nuk është i vetmi model kompania është duke u përgatitur që ta zbulojë ka fundi i këtij muaji.

Sipas një postimi në Twitter nga Three Ireland, njëri nga operatorët më të rëndësishëm irlandez, smartfoni misterioz i Sonyt - Xperia XZ2, është duke “ardhur së shpejti”, transmeton Koha.net. Kjo informatë është postuar më 2 shkurt, por tani është e fshirë – duket se Three Ireland ka kuptuar që Xperia XZ2 është një telefon i pa paralajmëruar që nuk është dashur të përmendet, shkruan Phone Arena.

Tani për tani, nuk ka asnjë informacion se çfarë ofron ky smartfoni misterioz Sony Xperia XZ2. Megjithatë, sikur paraardhësi i tij – Xperia XZ1 i 2017-ës, XZ2 mund të vinte me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë. Pra, smartfoni misterioz do të duhej të ishte më i vogël se Xperia XZ Pro, i cili pritet të vijë me ekran 5.7-inç e rezolucion prej 4K.

Sidoqoftë, Xperia XZ2 dhe Xperia XZ Pro mund të kenë disa specifika të ngjashme, duke përfshirë ndoshta rezistencën ndaj ujit dhe procesorin më të fundit dhe më të mirë të Qualcommit, Snapdragon 845.

Ndoshta edhe Xperia XZ2 Compact me ekran 5-inç mund të zbulohet në MWC 2018.