Tech

OnePlus nuk është duke punuar në pasardhësin e OnePlus X

[10:22] E përditësuar: OnePlus sapo ka konfirmuar se nuk është duke punuar në pasardhësin e OnePlus X.

Këtë e ka konfirmuar njëri nga themeluesit e kompanisë, Carl Pei, përmes një postimi në Twitter, raporton GSM Arena.

 


 


Shfaqet pasardhësi i OnePlus X, këto janë specifikat e tij

Sipas një raporti të fundit, kompania e njohur OnePlus është duke punuar në pasardhësin e OnePlus X.

Raporti zbulon disa specifika kyçe të pajisjes së re e cila mund të quhet OnePlus X2, raporton GSM Arena.

OnePlus X2 pritet të vijë me ekran 5.5-inç, procesor Snapdragon 835 SoC, 4 GB RAM memorie dhe 32/64 GB memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, telefoni i ri pritet të vijë edhe me veçorinë Face Unlock.

Gjithashtu, OnePlus X2 do të ketë kamerën kryesore të dyfishtë prej 16 megapikselë si dhe baterinë prej 3,000 mAh.

Sa i përket çmimit, pasardhësi i Oneplus X pritet të kushtojë rreth 235 – 265 dollarë. Po ashtu, në raport theksohet se X2 do të lansohet pas OnePlus 6.