Syzet e para në botë me kamerë 360-shkallë

Syzet e para në botë me kamerë 360-shkallë

05 shkurt 2018 14:29

Përparimi i teknologjisë prek këtë herë syzet, versioni më i fundit i të cilave të kujton filmat e James Bondit.

Syzet e veçanta, prodhim i kompanisë “Orbi”, kanë të instaluara në skeletin e tyre kamera 360-shkallë, që mundësojnë për të parën herë nga një filmim të tillë tripërmasor.

Nga sa shpjegojnë ideatorët e cituar nga “Zëri i Amerikës”, këto syze janë të pajisura me 4 kamera, dy në pjesën e përparme dhe dy në pjesën e pasme, transmeton tch. Videoja e prodhuar prej tyre ka një rezolucion të lartë prej 4K.

Orbi Prime janë syzet e para në botë që incizojnë në 360 shkallë dhe që mundësojnë regjistrimin ndërkohë që personi i ka duart të lira.

Por si funksionojnë ato saktësisht? Duket fare e thjeshtë. Pasi i vendos, shtyp një buton dhe çdo gjë është automatike. Për të mos shkelur privatësinë e personave përreth, ato janë të pajisura edhe me drita sinjalizuese LED, të cilat ndizen gjatë xhirimit me qëllimin që personat në afërsi ta dinë se po filmohen.

Videoja mund të shpërndahet menjëherë, e mund të ruhet në një kartë memorieje. Syzet i rezistojnë ujit, kanë xhama të polarizuar e mund të porositen për 399 dollarë. Kompania njoftoi se dërgesat do të fillojnë në muajin gusht.

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme