Lojërat “falas”, miliarda dollarë fitime në 2017-ën

Lojërat “falas”, miliarda dollarë fitime në 2017-ën

05 shkurt 2018 10:13

Kompania e studimi të videolojërave Superdata publikoi së fundmi raportin e vitit 2017 ku tregohet se sa para kanë shpenzuar të apasionuarit pas lojërave elektronike.

Vendi i parë shkon për “Battlegrounds Playerunknown”, që arkëtoi për vitin që lamë pas 714 milion dollarë, vendin e dytë e zë “Overwatch” me 382 milionë dollarë.

Por këto shifra nuk janë asgjë krahasuar me të ashtuquajturat lojëra falas, që përdoruesit instalojnë falas lojën në telefonat apo pajisjet e tyre, e më pas paguajnë për të qenë më të mirë, apo më të “fortë” në lojën online, transmeton tch. Duke përfituar 69 % të mbi 33 miliardë dollarëve që janë shpenzuar gjatë 2017-së për lojëra kompjuterike. “League of Legends” ka arkëtuar 2.1 miliardë gjatë 2017-s, e ndjekur nga “Dungeon Fighter Online” që ka futur në “xhep” 1.6 miliardë.

Pra lojërat falas, nuk janë edhe aq falas, dhe po përfitojnë akoma edhe më shumë se videolojërat tradicionale për të cilat blihet më parë disku, apo aplikacioni i lojës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme