Tech

Lansohet Elephone U Pro, vjen me specifika të fuqishme

Kompania e njohur kineze, Elephone, ka lansuar smartfonin e saj të ri të avancuar i cili quhet U Pro.

Elephone U Pro vjen me ekran 5.99-inç me rezolucion prej 2160 x 1080 pikselë dhe xhamin mbrojtës Corning Gorilla Glass Screen 5, procesor të Qualcommit – Snapdragon 660, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, U Pro vjen në dy versione sa i përket memorieve: 6 GB RAM me 128 GB memorie të brendshme, si dhe me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme.

Image

Ky smartfon me ekran pothuajse pa skaje, punon me sistemin operativ më të fundit Android 8.0, si dhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 + 13 megapikselë.

Sa i përket çmimit, versioni me 6 GB RAM memorie kushton 439 dollarë.