Samsung Galaxy S9 Active mund të vijë së shpejti Foto: Samsung Galaxy S8 Active

Samsung Galaxy S9 Active mund të vijë së shpejti

03 shkurt 2018 20:41

Për disa vite me radhë, gjiganti i teknologjisë Samsung ka lansuar versionet “Active” të telefonave të tij të avancuar të serisë Galaxy S. Për ata që nuk e dinë, versioni “Active” është një version më i fuqishëm i telefonave të avancuar, në kuptimin si version rezistentë ndaj gërvishtjeve, rrëzimeve nga lartësia, ujit e të ngjashme.

Vitin e kaluar, pas lansimit të Galaxy S8, Samsung pas një kohe të shkurtër pati lansuar edhe versionin Active të tij, transmeton Koha.net. Duke u bazuar në praktikën e Samsungut, ka shumë gjasa që së shpejti të arrijë edhe versioni Active për Galaxy S9. Në fakt, këtë gjë e ka “konfirmuar” edhe uebfaqja XDA e cila ka postuar një listë me emrat kodues të pajisjeve Samsung Galaxy ende të pa lansuara.

Në këtë listë janë të përfshira mbi 20 pajisjet. Siç pritet, Galaxy S9/S9+ dhe Galaxy Note 9 janë pjesë e kësaj liste, së bashku me një pajisje me emrin kodues “astarqlte” që me sa duket është Galaxy S9 Active. Po ashtu, në këto listë potencohet edhe se kjo pajisje do të vijë me procesor Snapdragon, i cili supozohet të jetë Snapdragon 845, dhe me këtë lë të kuptohet se Galaxy S9 Active mund të mos vijë me procesor Exynos.

Megjithatë, kjo mbetet jo-zyrtare por Galaxy S9 Active raportohet se nuk do të lansohet së bashku me Galaxy S9 dhe S9+, për të cilat së fundmi Samsungu ka konfirmuar datën e lansimit të tyre për 25 shkurt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme