Tech

Japoni, nis punën baristi robot

Descriptive Text

Japonia ka tashmë një lokal ku kafeja përgatitet dhe shërbehet nga një barist robot.

Sawyer nisi punë këtë javë në Henna Cafe në distriktin e Shibujës, në Tokio.

Roboti me vetëm një krah skanon biletën e blerë nga një makineri dhe përshëndet klientët. “E doni një kafe të shijshme? Unë e bëj më të mirë sesa njerëzit”, thotë roboti përpara se të nisë përgatitjen e porosisë, transmeton tch.

Një kafe nga ky robot kushton 320 jen (3$). Sawyer mund të përgatisë edhe kapuçino, çokollatë të ngrohtë dhe çaj.

{gallery}