Tech

Smartfonët modernë janë jashtëzakonisht të mërzitshëm, këtë e dëshmon edhe iPhone i kuq i ri

Një ‘murtajë’ ka infektuar industrinë moderne të smartfonëve: Monotonia, transmeton koha.net.

Nëse shkoni në dyqanet e shitjes së smartfonëve, mund të vëreni një gamë të pafund të tyre, shumica me alumin, qelq që shkëlqen, të bërë me ngjyrë të arit apo argjendit, të cilët janë bërë pa shije e shumë të mërzitshëm.

Pas shumë vitesh eksperimentimesh me materiale, madhësi e dizjane, pothuajse të gjithë janë njësoj, raporton BusinessInsider.

Një trup nga metali ngjyrë argjendi, ari apo i zi, me ekran 5-inch, ndoshta disa me madhësi të ndryshme.

Por rezultati i tyre është si një paradë e pajisjeve identike e që dallojnë shumë pak nga njëra tjetra.

Apple ka qenë një nga ofruesit më të këqij, apo me modele shumë të ngjashme, apo me lansimin e iPhone 5c nga plastika.

Pajisjet luksoze që Apple, Samsung e të tjerët, që po i lansojnë nga ari tani janë bërë të dal mode.

Por interesimi i madh për iPhone e kuq të ri të Apple, tregon se njerëzit janë duke kërkuar diçka më ndryshe, dhe prodhuesit e smartfonëve si duket tani janë duke u zgjuar nga gjumi.

Edhe pse me hapa të vogël, sipas BusinessInsider, ata janë shumë të mirëpritur.