Tech

Commodore 64 kthehet si mini- konzollë

Descriptive Text

Pas më shumë se 30 vjet të paraqitjes, Commodore 64 edhe më tej konsiderohet pajisja më e shitur PC e të gjitha kohërave dhe tash vjen si mini-konzollë. THEC64 Mini është produkt i licencuar, të cilin e ka zhvilluar kompania Retro Games Ltd dhe distributor është Koch Media.

Konzolla ka dimensione më të vogla se modeli origjinal C64 dhe po ashtu është sistem plotësisht funksional me tastierë të integruar, dy porte USB dhe joystick.

THEC64 Mini lidhet me çdo televizor ose monitor përmes daljes HDMI dhe mbështet ekranin "Pixel Perfect" 4:3, transmeton kp.

Konzolla vjen me 64 lojëra të parainstaluara, sikurse janë Boulder Dash, California Games, Deflektor, Hunter's Moon, Mission Impossible (1, 2), Nobby the Aardvark, Speedball (1, 2), Things on a Spring, dhe të tjera.

Tash për tash nuk është e ditur se çfarë sistemi GUI përdorë konzolla, dhe po ashtu nuk ka informacione për çmimin dhe datën e publikimit.